JAM ME FAT Nga Mark Simoni

JAM ME FAT Nga Mark Simoni

503
0

Patjetër që e ndjej veten me fat që kam shumë miq të talentuar, të ditur dhe që shkruajnë bukur. Mbërrijnë dhjetra e dhjetra emaile në javë në adresën time, me krijime për Suplementin Letrar të një prej gazetave më të mëdha në vend MAPO. Poezi të shkruara aq bukur sa mrekullohesh kur i lexon, studime serioze të punuara nga hulumtues të thellë të dijeve, ese të bukura që kanë harmoninë e nevojshme të formulës së Montenjit (eseistit të parë) që, eseja është harmonia perfekte mes kritikës si shkencë dhe letërsisë si art. Analiza letrare, komente të historisë së letërsisë, opinione rreth fenomeneve që bëjnë letërsinë, estetikën, stilistikën. Sinteza të mendimeve të njerëzve të mëdhenj që i kanë dhënë tonusin letërsisë botërore. Tregime e rrëfime shqiptare krejt origjinale e interesante sa dhe të veçanta. Mbërrijnë e mbërrijnë pafund përrenj të tërë vërshues me materie letrare, me vezullime figurash, me subjekte interesante.

Të gjitha i lexoj me kujdes dhe dashuri, për të përzgjedhur më të mirën e mundëshme, duke i futur në agregatin tim të shijes dhe regjistrit të leximit.

Dhe përsëri e kuptoj që kam njerëz të talentuar që më rrethojnë.

Ka tre muaj që mbuloj këtë suplement letrar. Që në krijimin e MAPO-s ky suplement ka patur 6 faqe. Unë e kam zgjeruar në 10 faqe, sepse unë kam hapur portën e të talentuarve. Kaq krijimeve të bukura 6 faqeshi i rri ngusht, ndaj e kërkova dhe e kam këtë 10 faqesh.

Analiza për libra të botuar jashtë, ese, histori letërsie, përkthime të poezisë dhe prozës së huaj, mendime të korifenjve botëror të letërsisë, tregime e poezi tonat, krijime të autorëve që për arsye politike letërsia e tyre mbeti në sirtarin e harresës dhe pluhurit, kronika nga aktivitete serioze letrare, etj, etj.

Të GJITHE JENI TE MIREPRITUR ,

të dërgoni në adresën timë që kam për gazetën MAPO dhe për shtëpinë botuese MUZGU: mark.simoni333@gmail.com Të talentuarit, të diturit, studiuesit seriozë, përkthyesit korrektë, opinionistët e formuar, eseistët e njohur, e kanë portën e hapur dhe i japin dimension krenarie këtij Suplementi, kësaj sipërfaqeje botimi, për të cilën të gjithë kemi nevojë të komunikojmë me lexuesin e shumtë të kësaj gazete prestigjioze.

Ju uroj të gjithëve.

Shperndaje