“Jam larg familjes sime në mesin e miliona njerëzve të huaj”- Morena Taraku i frikësohet koronavirusit: Vetëm një lutje kam për ty o Zot

Morena Taraku është izoluar në Stamboll dhe ndodhet larg familjes së saj në këto ditë të vështira. E mërzitur se Tuqia mori vendimin që njerëzit për 48 orë të mos dalin jashtë, këngëtarja shprehet se ka vetëm një lutje për Zotin.

 

Ajo dëshiron që ta lejojë të shohë edhe njëherë të afërmit e zemrës.

Morena shprehet se ndodhet në mesin e miliona njerëzve të huaj dhe uroj që Zoti të bëj mrekullira dhe ta bashkojë sa më parë me familjen e saj.

 

“Unë kam qëlluar larg familjes sime dhe tani që dëgjova se nuk mund të dalim për 48 orë as tek dera e shtëpisë u mërzita shumë. Po i lutem Zotit që të na lejojë të shohim edhe njëherë sa më parë të afërmit e zemrës.

 

Ata që janë afër familjes, sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Kurse ata që karantina i ka ndarë nga njerëzit e zemrës sikurse mua, në mesin e miliona njerëzve të huaj lutuni që sa më shpejt Zoti të bëj mrekullira dhe të takohemi përsëri. Unë kam vetëm një lutje tek ti Zot. Desha ta ndaj me ju sepse ky shkrim mund të ishte edhe tek ditari im dhe të mos e lexonte askush portë dish se ti nuk je i vetmi që ndihesh kështu,”- shkroi ajo në një postim në InstaStory.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *