“Jam ku më le…” Donaldi publikon këngën, detaji që zbulon se kujt...

“Jam ku më le…” Donaldi publikon këngën, detaji që zbulon se kujt i dedikohet

85
0

Donald Veshaj ka publikuar sot këngën e tij, “Nuk je”, duke krijuar pikëpyetje në mendjet e fansave.

Ajo që vihet re janë komentet e shumta të cilat urojnë që kjo këngë të jetë një dedikim për Bora Zemanin.

Donaldi  nuk e ka bërë publike se kujt i dedikohet kënga, ndërsa ka qenë në lidhje romantike me Bora Zemanin dhe më pas brenda Big Brother VIP me Beatrix Ramosajn. Por një detaj në fund të klipit nënkupton se për kë është krijuar kjo këngë.

Data 5 është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës, dhe ai e ka vënë në fund të këngës.

 

Historia e dashurisë së Donald Veshaj me Bora Zemanin ka qenë kryefjala mediatike për shumë kohë, derisa aktori krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, e cila mori fund shumë shpejt.

 

Donaldi ishte një ndër finalistët në Big brother VIP, ndërsa nuk arriti të fitonte çmimin e madh në përballjen me Ilir Shaqirin.