“Jam kërcënuar në Kuvend”, Ruçi i përgjigjet Hajdarit: Ia kam përcjellë Ministrisë...

“Jam kërcënuar në Kuvend”, Ruçi i përgjigjet Hajdarit: Ia kam përcjellë Ministrisë së Brendshme

298
0

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i është përgjigjur shqetësimeve të deputetes demokrate Rudina Hajdari, e cila denoncoi në seancën e sotme kërcënimet në adresë të saj në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ruçi tha se e ka marrë shkresën e Hajdarit dhe i ka kërkuar punonjësve të shërbimit të bëjnë detyrën sipas ligjeve. Nga ana tjetër ai deklaroi se i ka përcjellë çështjen edhe Ministrisë së Brendshme.

“Zonja Hajdari e kam marrë shkresën tuaj dhe e kam adresuar. Edhe njëherë iu kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda sallës së Kuvendit dhe godinës së Kryesisë së parlamentit punonjësit e shërbimit të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjeve dhe udhëzimeve përkatëse dhe nga ana tjetër në mënyrë të posaçme ia kam përcjellë dhe duhet t’i ketë vajtur ministrisë së Brendshme që sipa statusit të deputetit të merren masat”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit iu është përgjigjur edhe shqetësimeve dhe deklaratave të deputetit tjetër demokrat Korab Lita, duke i kërkuar të zgjidhin problemet brenda grupit.

“Lidhur me çështjet që u ngritën nga zoti Lita së pari, kam ndjekur dhe një konferencë shtypi tuajën dhe deklaratën e sotme dhe bëni fajtor kuvendin dhe kryetarin e Kuvendit lidhur me mosmarrëveshjet që keni ju si grup parlamentar. Për herë të dytë ju sqaroj tre gjëra. Ku merr pjesë deputeti, në cilin grup, është e drejtë ekskluzive e deputetit dhe është e drejtë ekskluzive e grupeve parlamentar, me këtë punë nuk ka punë fare kryetari i Kuvendit dhe as seanca e Kuvendit. Ta keni të qartë! Dhe s’keni pse lançoni në ambientet e Kuvendit, institucionalisht ato gjëra që keni lançuar në konferencën e shtypit.

Ua thashë radhën e parë po ua them prapë, i zgjidhni problemet si të doni ju dhe sipas rregullave dhe rregullores që keni. Kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë ekskluzive e deputetit që dhe të largohet siç afrohet dhe është ekskluzive e grupeve parlamentare të përjashtojë anëtarët nga grupe. Me këtë punë s’ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e parlamentit. Problemet që keni brenda vetes uluni me luajalitet, i zgjidhni i konkludoni sipas rregullave të rregullores”, deklaroi Ruçi.