“Jam i lodhur nga muzika, tani melodia ime është ajo” si ka...

“Jam i lodhur nga muzika, tani melodia ime është ajo” si ka ndryshuar jeta e Renisit pas lindjes së Aurës

398
0

Ai është pa diskutim një nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock në vendin tonë dhe një nga pionerët e këtij zhanri në jetën e natës në kryeqytet e jo vetëm. Sa herë është në skenë, argëtimi është i padiskutueshëm. Kot nuk thonë se “dardha bie nën dardhë” pasi Renisi ka ecur në të njëjtat hapa të xhaxhait të tij, Sandër Gjokës, por përveç këtij detaji për jetën e tij personale dihen pak gjëra.

 

.Artisti është përpjekur që këtë pjesë ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së publikut dhe nuk mund të mos suprizoheshim, kur tre muaj më parë zbuloi se ishte bërë baba i një vajze, emrin Aura. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtari foli për herë të parë momentet e para të prindërimit.

 

“I këndoj këngë të huaja. I pëlqen kur këndoj ‘You are so beautiful’. Kohët e fundit kam vënë re që ka qejf edhe Sting-un pasi po shihja një koncert të tij dhe nga fillimi deri në fund u fiksua aty dhe e shijoi komplet. Unë mundohem që mesa kam mundësi të ndikoj në shijet e saj muzikore. I këndoj me zë të ulët.  Pasi mbaroj këngën më zë gjumi edhe vetë. Është ndjesi shumë e bukur. Mua më vjen mirë se po e shijoj më maksimum dhe kjo është arsyeja pse jam shkëputur kohët e fundit nga muzika, mediat, intervistat. Jam shumë i dedikuar, I bëj xhiro me karrocë. I kam provuar të gjitha”-u shpreh ai.