“Jam gay”, grimieri i famshëm Mario mesazh shqiptarëve: Mos ia bëni jetën...

“Jam gay”, grimieri i famshëm Mario mesazh shqiptarëve: Mos ia bëni jetën të vështirë fëmijëve, jemi njësoj si të gjithë

550
0

Mbrëmjen e djeshme, grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin ‘American Influencer Aëards 2019’ në ‘Dolby Theatre’ në Los Angeles.

Ky çmim i rëndësishëm iu dorëzua nga mikesha e tij prej vitesh, Kim Kardashian, të cilën grimieri nuk nguroi ta falenderonte.

Për herë të parë, Mario pranoi se është gay dhe i kërkoi motrave dhe vëllezërve shqiptarë të mos ia bëjnë jetë të vështirë fëmijëve që kanë prirje të ndryshme seksuale nga masa.

‘Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!

Faleminderit të gjithëve. Kim ti je muza ime dhe të falenderoj për gjithë çfarë ke bërë për mua dhe vetëbesimin tim. Kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë krenar. Kam punuar shumë, por jam përballur me shumë sfida për të gjetur dritën qe e dija se e meritoja. Kam investuar gjithçka, por ngadalë. Vitet e fundit, diçka magjike ndodhi. Lashë pas çdo pasiguri, isha gati të ndihesha rehat me veten, me lëkurën time…Nisi të mos më interesonte më ç’thonë të tjerët për mua. S’më intereson më çfarë vesh, apo si dukem në sy të të tjerëve. Asgjë nga këto , sepse në fund të ditës mbeten gjëra.

Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa ndërtoje, hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë, kam punuar me duart që mora prej teje!’, u shpreh Mario me lot në sy sipas Anabel.al.