“Jam e apasionuar me futbollin”, rrëfehet Hygerta Sako: Ja kush eshte lojtari...

“Jam e apasionuar me futbollin”, rrëfehet Hygerta Sako: Ja kush eshte lojtari pazëvendësueshëm i Kombëtares

431
0

Moderatorja sportive, Hygerta Sako, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në Top-Chanell, ku ka folur për jetën e saj, karrierën dhe për futbollin. Ajo pohon se Kombëtarja ende nuk ka një lider, pasi Cana nuk është zëvendësuar nga askush. Gjithashtu Hygerta Sako, shprehet se nuk do ta hiqte dorë nga televizioni, pasi është shumë e lumtur. Aktiviteti fizik? “Shkoj çdo ditë nga e hëna nga të premte në palestër. Të shtunën dhe të dielën e lë pushim. Të dielën nuk shkoi, pasi kam edhe emisionin. Të shtunën ia kushtojë vetes. Në palestër shkoj bashkë me vajzën.”

 

Lidhja me futbollin? “Unë kam parë futboll që e vogël dhe kemi qenë si familje të gjithë të apasionuar me futbollin. Jam rritur me atë frymë. Ishte e natyrshme të dalësh në këtë profesion. Ndaj ndihem shumë e qetë”.

 

hygerta sako

 

Ke dëshirë për të ndryshuar faqe në profesion? “Jo, unë nuk kam (qesh). Televizioni ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Që në momentin e parë në TV dhe deri më sot, unë kam qenë e lumtur dhe e kam shijuar në maksimum”.

 

Fanella në shtëpi? “Kam të Skënderbeut, të Partizanit, të Kombëtares”.

 

hhygerta sako

 

Sportisti që e duartorket veçmas? “Për mua një figurë qëndrore e kombëtares ishte kapiteni Lorik Cana, për vet frymën që kishte dhe atë që jepte në fushë. Deri tani ai nuk është zëvendësuar dhe këtë e them hapur. Ende nuk kemi një lider në kombëtare. Si talent Strakosha më duket lojtar shumë i mirë”.

 

Hygerta2

 

/PANORAMASPORT.AL/