Aktualitet

‘Jam dhëndër në Shkodër e di ti’/ Gjuzi ‘kërcënon’ Ballën: Mos u fut në konflikt me mu se të nxjerr naj emër, e di mirë se çfarë dua të them

By vizional

December 17, 2020

Në nisje të seancës së sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi teksa po fliste për dhunën që është ushtruar në protesta, u ndërpre nga Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Gjuzi iu drejtua Ballës duke i thënë që të mos fliste dhe të ndërpriste nëse nuk donte që të nxirre disa informacione që ka për të.

‘Gjumon të rinjtë në rrugët e Tiranës,,, Taulant mos më pengo, mos u fut në konflikt me mu se të nxjerr naj gjë. Jam dhëndët në Shkodër e di ti, do të nxjerr naj emër e di ti. Kaq s’po flas më e di ti se ca dua të them. Ne jena meshkuj Ralfi nuk mund të flasim për femra..’- i tha Gjuzi, Ballës.

Balla buzëqeshi në momentin e kësaj deklarate.