Jahti luksoz brenda të cilit nuk mungon asgjë

Jahti luksoz brenda të cilit nuk mungon asgjë

724
0

Tuhura është një mega-jaht i kohës moderne që inxhinierët janë inspiruar nga dizajni i kanos së lashtë, që është përdorur shumë në Havai, Tonga dhe Samoa. Dizajneri i enterierit Achille Salvagni është munduar të bëjë një gërshetim mes tradicionales dhe modernes.

Edhe pse në shikim të parë duket si një anije futuristike nga filmat fanta-shkencë, brenda saj ka elemente të anijeve të lashta që janë punuar nga druri i njohur si tatami. Mega-jahti Tuhura është 115 metra i gjatë që sapo lundron nëpër ujë i bënë të gjithë ta kthejnë kokën. Brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë, kurse sa i përket luksit konsiderohet si një hotel me pesë yje.

Ajo është e pajisur me kuzhinë, dhoma të gjumit luksoze si dhe kamin për një ambient romantik gjatë natës, ndërsa dhoma kryesore është e rrethuar nga dritaret që ofrojnë panoramë prej 360 shkallëve.