Ja vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto)

Ja vendi fantastik ku relaksohet familja Obama (Foto)

487
0

 

Teksa ish-presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e parë të pushimeve italiane në Toskanë, bashkëshortja Michelle është parë 70 milje larg, në Montalcino. Ish-Zonja e Parë kishte veshur një këmishë rozë dhe xhinse e sandale të bardha, teksa vizitonë qytetin e bukur italian e shoqëruar nga skuadra e sigurisë. Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit. Ndërkaq i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të ‘Castiglion del Bosco’. Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë. Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për ti përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore.