Kjo fundjavë ka qënë me diell dhe pse e ftohtë, por mesa duket duhet ti themi lamtumirë për disa kohë rrrezeve të diellit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e nesërme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë vendin. Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet në mesditë në veri e jug. Era do të fryjë me drejtim-juglindje-Veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1,5 metra.