Ja si do jetë moti gjatë kesaj jave

Ja si do jetë moti gjatë kesaj jave

335
0

Fundjava u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushore, dhe reshje dëborë në zonat malore.

“Dita e sotme ka pas vranësira që do të vijojnë në orët e ardhshme duke bërë që të kemi reshje të pakta shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa në zonat veri-lindore reshjet pritet që të jenë të pakta por në formën e dëborës”, thotë Hakli Osmani nga Metoalb.

Sipas sinoptikanëve shiu do të largohet në zonat malore, duke ndaluar kështu flokët e dëborës.

“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim  do të kemi kthjellime në territorin shqiptar duke bërë që  që vransirat të jenë më të paktë dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore“ – thote meteorologu

Kjo javë do të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Temperaturat do të vijojnë nga vlerat negative në ato pozitive.

“Për sa i përket vlerave termike pritet që ato të shënohen më -4 dhe -5 gradë celsicus në zonat malore, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celcius”,