Lajme

Ja se ç’mund të bëni me mjaltin veçse ta hani

By vizional

July 19, 2021

Më poshtë po ju listojmë përdorimet dhe benefitet e përdorimit të mjaltit – përbërsit mrekullibërës që ju duhet patjetër!

Mjalti është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm për t’u konsumuar, por ka edhe shumë përfitime në kozmetikë. Nëse lexoni përbërësit e produkteve të ndyshme kozmetike, si: shampo, maska fytyre, locione etj., shumë prej tyre kanë mjaltë në përbërje. Ai, po ashtu, ka disa veti shëruese, antiseptike, antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Mjalti është i pasur me antioksidantë dhe ka përdorime të shumta në rutinën e bukurisë. Sapo t’i mësoni jemi të sigurt që nuk do t’i ndaheni përdorimit të tij.

Më poshtë po ju listojmë përdorimet dhe benefitet e përdorimit të mjaltit – përbërsit mrekullibërës që ju duhet patjetër!

Maskë hidratuese për fytyrën.

Eksfoliant delikat (si scrub duke e përzier me sheqer dhe disa pika limoni).

Zbeh shenjat në lëkurën tuaj, nëse e masazhoni rreth dy minuta zonën e dëmtuar.

Shëron plagët.

Trajton shenjat e akneve.

Ju relakson dhe e lë lëkurën tuaj të butë, nëse hidhni dy lugë gjelle në vaskë.

Hidraton kutikulat.

 

Përdoreni si balsam flokësh dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

 

Hidraton flokët.

 

 

Balsam buzësh.

 

Ndihmon në fjetje (nëse ju del gjumi në mes të natës, hani një lugë mjaltë dhe do të flini të qetë).