Ja sa vite burg kërkoi prokuroria për nusen që helmoi vjerrën..

Ja sa vite burg kërkoi prokuroria për nusen që helmoi vjerrën..

965
0

Kërkohet vendimi për Marjana Çemtën, 21-vjeçaren që më 30 prill të 2017-ës i mori jetën vjehrrës se saj Lirie Lami në Kamëz. Ngjarja është publikuar vetëm një vit më pas, pas këmbënguljes së ish-bashkëshortit të Marjanës, i cili ka kërkuar të drejtën për nënën e tij. Nusja i kishte thënë Lirije Lamit, 48 vjeç të pinte lëngun e portokallit, pasi ishte një lëng magjik dhe do t’i bënte të shuheshin sherret midis tyre.

 

Së fundmi ka qenë prokuroria për kri.met e rënda që ka kërkuar 35 vite heqje lirie për nusen.

 

Olti Lami, ish-bashkëshorti i Marjanës ka parë me video rrëfimin e ish-gruas, pasi hoxha e kishte rregjistruar. “I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo i tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që i kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt he.lmi. Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mby.tur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për të thirrur për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”.

 

Nusja me vjehrrën ishin zënë fizikisht 5 muaj para se e reja ta hel.monte. Vetë djali i të ndjerës që pas ngjarjes u divorcua me nusen, thoshte se ajo ja kishte kapur nënën për flokësh dhe e gjuante dhe se ka ndërhyrë ai për t’i ndarë.

Rrëfimin e ftohtë e regjistroi hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës, Oltjan Lamin.

 

Kujtojmë se Olti dhe Marjana kanë edhe një vajzë të vogël, e cila është 1 vjeç e gjysmë dhe I riu në vitin e parë të jetës nuk i kishte dhënë atësinë. Vajza qëndron me gjyshërit e saj nga nëna.

 

Ndërkohë në një postim të pak muajve më parë Oltian Lami shkruante për të ëmën:

 

Sot 2 vite jam pa ty Nene! Qe nga data 30 prill 2017 qe kjo date e ka permbysur jeten time.. Por tani Nene qe kam mbetur vetem kam nevoj te flas me ty te them se si ndihem, te tegoj te gjitha ngjarjet e mia qe kane ndodhur gjate ketyre dy viteve, te tregoj edhe sa i merzitur jam, te tregoj per kete vrazhdesi qe me ka mberthyer. Ndoshta luhatjet e mia te shpeshta me kane bllokuar te them se sa e shtrenjte ishe per mua! Gjithmone ke dashur te me shikoje te lumtur te qeshur siç ishe dhe vete. Me intereson me shume se cdo gje ‘Jeta jote’ qe u shua shume here, dhe e drejta jote. Te drejten tende nene do ta çoj deri ne fund, dhe kete e bera. Por ti je pengu me i madh i jetes time, pas atij rrezimi te madh qe pesova po ngrihem ngadale dhe po vazhdoj jeten ashtu sic ti kishe deshire te me shikoje…. Qofsh e Xhenetit Mam Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëll…”