Aktualitet

Ja sa pacientë janë aktivë dhe sa po mjekohen në dy spitalet COVID, “Vlera më e ulët e pozitivitetit që nga fillimi i epidemisë”, dalin shifrat

By vizional

May 04, 2020

“Gjatë javës përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë”, keshtu ka deklaruar sot Ministria e Shendetesise, teksa dha te rejat e situates se koronavirusit ne vend, shtuar sot me 8 raste te reja.koronavirus pacient spital. Dr. Eugena Tomini nga ISHP-ja, theksoi sot se situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19. “Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”- njoftoi ajo.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 93

Krujë 87

Shkodër 17

Kurbin 14

Kukës 5

Elbasan 4

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1

Lushnje 1

Mat 1