Ja rregullat per lokalet dhe restorantet

Të hënën e ardhshme, datë 18 maj, do të fillojë edhe hapja e bareve dhe restoranteve në Shqipëri.

Portali qeveritar E-albania ka publikuar protokollin e sigurisë që klientët dhe punonjësit e lokaleve duhet të zbatojnë për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

Do të lejohen të hapen vetëm lokalet apo restorantet që kanë një ambjent të jashtëm, duke siguruar dhe distancën e tavolinave nga njëra-tjetra.

Përgjegjësi i lokalit duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjendjes shëndetësore të punonjësve të tyre.

Nuk do të lejohet në punë askush që ka një temperaturë mbi 37.5 gradë celsius.

Punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe duhet të mbajnë një largësi prej 1.5 metrash nga klienti.

Ky protokoll rekomandon që pagesat të kryhen vetëm me karta krediti për të evituar prekjen e lekëve.

Edhe për furnizuesit dhe shpërndarësit nëpër shtëpi duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza e dezinfektues.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *