Ja pse 22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit..

Ja pse 22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit..

1758
0

Biodiversiteti dhe Turizmi i Qëndrueshëm, kjo është tema e përzgjedhur për vitin 2017 i cili është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim. Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit. Por në Dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, për të kujtuar miratimin e tekstit të Konventës së Diversitetit Biologjik në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit.

Biodiversiteti, për sa i përket llojeve dhe ekosistemeve, ofron një bazë të rëndësishme për shumë aspekte të turizmit. Njohja e rëndësisë së tij të madhe për ekonomitë e turizmit dhe të peizazheve tërheqëse, si dhe të biodiversitetit të pasur, mbështet çështjen e ruajtjes se biodiversitetit si në aspektin politik, edhe në atë ekonomik. Shumë çështje të adresuara sipas Konventës për Diversitetin Biologjik ndikojnë drejtpërdrejt në sektorin e turizmit. Një sektor turistik i mirë-menaxhuar mund të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e kërcënimeve, ruajtjes ose rritjes së popullsisë kryesore të kafshëve të egra dhe vlerave të biodiversitetit përmes të ardhurave nga turizmi. Turizmi lidhet me shumë prej targeteve të Biodiversitetit. Për disa objektiva kjo ka të bëjë kryesisht me sigurimin e kontrollit dhe menaxhimit më të madh për të zvogëluar dëmtimin e biodiversitetit nga turizmi. Për të tjerët, ka të bëjë me ndjekjen e kontributit pozitiv të turizmit ndaj vetëdijes së biodiversitetit, zonave të mbrojtura, restaurimit të habitateve, angazhimit të komunitetit dhe mobilizimit të resurseve. Një dimension tjetër është integrimi më i mirë i biodiversitetit dhe qëndrueshmërisë në politikat dhe modelet e biznesit të zhvillimit që përfshijnë turizmin.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik në këtë temë ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimin ndaj kontributit të rëndësishëm të turizmit të qëndrueshëm si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.