
Modelja Adrola Dushi do jetë prezantuesja e Këngës Magjike e cila do të qëndrojë krah Ardit Gjebresë për këtë vit.
Ka qenë Adrola ajo që ka publikuar së fundmi një foto me Arditin pranë së cilës ka shkruar: “Emocionet thyejnë ligjet e modestisë, dhe pa dashur realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea. Kënga Magjike 2019”.
E më në fund u shuan zërat lart e poshtë se kush do të jetë prezantuesja! /Gazeta Liberale