Aktualitet

Ja kur mund të jetë gati ajo, flet për herë të parë në Shqipëri shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër koronavirusit

By admin

April 05, 2020

Nëse pandemia e Koronavirusit do të vazhdojë, brenda fundit të këtij viti mund të realizohet vaksina që e lufton atë. Lajmin e mirë e jep prof. Andrea Gambotto në krye të ekipit kërkimor të Universitetit të mjekësisë së Pittsburg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit që rezultoi efikase te minjtë dhe që brenda dy muajsh mund të eksperimentohet te njeriu.

Gambotto flet për herë të parë në Shqipëri dhe në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i japë fund ankthit që ka tronditur mbarë botën.

Intervista e plotë me gazetarin Carlo Bollino

Profesor çfarë zbulimi keni bërë për sa i përket një vaksine për COVID-19 të paktën për të ardhmen? Zbulimi ynë është ky, për sa i përket asaj që ne sot quajmë vaksinë ndaj COVID -19. Ajo është një proteinë e kombinuar, praktikisht është një proteinë e koronavirsuit pjesë e SARS-2. Proteina quhet Spaik. Kjo është proteina që virusi përdor për të hyrë në qelizat njeriut. Ne kemi marrë një pjesë të vogël të proteinës Spaik, e cila mund të përdoret për të vaksinuar njerëzit. Deri tani e kemi përdorur te kafshët dhe kemi parë që kafshët zhvillojnë antitrupa, të cilët kanë aftësinë për të ndaluar që virusi të hyjë në qeliza.

Në çfarë pike është kërkimi? Aktualisht ne e kemi eksperimentuar vaksinën te minjtë dhe kemi marrë përgjigje pozitive, se vaksina jep efekt. Por duke parë urgjencën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, hapi i radhës është që vaksinën ta provojmë te njerëzit. Por po presim që autoritetet të japin lejen për ta provuar edhe te njerëzit.

Ndërkohë, çfarë ju ndodh minjve të vaksinuar? Dy javë pas vaksinimit, minjtë krijojnë antitrupa, ne tani po i testojmë këto anti-trupa që janë specifikë për virusin, por tani duhet ta testojmë nëse arrin të bllokojnë hyrjen e virusit tek qeliza. Por ne kemi eksperiencë ndaj kësaj vaksine, gjë të cilën e kemi bërë që në vitin 2003 me SARS dhe për virusin MERS në vitin 2014. Tani po punojmë për vaksinën identike që bëmë për MERSIN, e cila ka rezultuar shumë efikase, duke prodhuar antikorpe ndaj virusit MERS. Pra ne nuk presim të kemi surpriza të pakëndshme me këtë vaksinë. Jemi shumë të sigurt se do të kemi rezultate shumë të mira, njëlloj si patëm edhe me vaksinën e MERS.