Ja hotelin magjik prej akulli, më i ftohti në botë

Ja hotelin magjik prej akulli, më i ftohti në botë

235
0

Një nga hotelet më magjikë të Kanadasë, do t’ju bëjë të ndiheni sikur keni hyrë në filmin Frozen .

Hotel de Glace pranë Quebec City është hoteli i vetëm me akull i Amerikës së Veriut dhe është bërë tërësisht nga akulli dhe bora.

Për t’ju mbajtur pak ngrohtë ndërsa flini, do t’ju jepet një qese e ngrohtë gjumi dhe çarçafë dhe jastëkë të izoluar.

Disa nga dhomat luksoze vijnë me një ‘fire-place’, gjithashtu.

I vendosur vetëm 20 minuta nga Qyteti i Quebec, ky hotel mahnitës i akullit ngelet një nga destinacionet më të çuditshme të njerëzve.

Brenda Hotel de Glace, gjithçka, nga dyshemetë, muret, madje edhe shtrati janë krijuar nga bora dhe akulli.

Hoteli gjithashtu përfshin një kishëz, akull-bar dhe një banjë Arktik dhe sauna nën yjet.

Secila nga dhomat ndjehet sikur fle në një iglo luksoze. Ato kanë një temperaturë mesatare prej -3 ° C deri -5 ° C, prandaj është thelbësore të visheni në përputhje me rrethanat.