Kryeministri, nuk bën dot pa femrat e tija të preferuara. Te cilat kanë dhuntitë e tyre të vecanta, por mbi të gjitha duket se e adhurojnë dhe e kanë lidhur karierën e tyre me personin e tij.
Në këtë rast nuk flitet për qeveritare apo ministre e drejtoresha por për bashkëpuntore të ivelit më soft.
Prezantuesja Arbana Osmani, fotografja Jutta Benzeberg apo botuesja Arlinda Dudaj mbeten më të preferuarat e Edi Ramës. Listës së femrave që ndjek në Instagram i është shtuar dhe bashkëpuntorja e tij e afërt Eridana Cano.
Të mikluara nga ky fakt apo jo,”të preferuarat” me ndonjë përjashtim të rrallë janë dhe mbështetëse të qeverisë së Rilindjes.
Pa dyshim që përzgjedhja e tyre mund të ketë shkaktuar zili vërdalle, por Edi Rama duket i vendosur që në Instagram të tregohet selektiv deri ne fund. Cilësi që ndoshta i ka munguar në përzgjedhje edhe më të rëndësishme se rrjeti social Instagram.(gazeta tema)