Lajme

Ja deputetët që votuan kundër Ramës dhe pazaret e Ballës me…

By vizional

June 13, 2019

Kuvendi miratoi me 100 vota pro rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta që anulonte zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sikundër mësohet vendimi i deputetëve të opozitës së re, të grupuar në grupe parlamentare, por edhe të pavarur ishte që të abstenohej.

Por duket se një takim i Taulant Ballës, kreut të deputetëve të PS-së, ka bindur shumicën e “opozitarëve të rinj” të drejtuar nga Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, që të bashkojnë votat me Rilindjen e Ramës.