Të dhënat e mëposhtme janë publikuar nga statistikat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, sipas të cilave, në vend të parë për numrin më të madh të udhëtarëve është Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait. Rreth 88.2 milionë udhëtarë fluturuan gjatë vitit 2017 nga Aeroporti i Dubait, afërsisht rreth 5 milionë më shumë në krahasim me vitin 2016 (83.6 milionë dollarë). Sipas CEO-s së këtij aeroporti, Paul Griffiths, numri i udhëtarëve pritet të shkojë në 90.3 milionë gjatë 2018-s. 2014 ishte edhe viti në të cilin ai ia tejkaloi Aeroportit Heathrow të Londrës, dhe që prej atij viti ka qëndruar gjithmonë në vend të parë. Ja se cilët janë edhe 10 prej pretendentëve të tjerë për të dalë në vend të parë:
Aeroporti Ndërkombëtar Heathrow i Londrës
Aeroporti Ndërkombëtar i Heathrow në Londër ka rënë në vend të dytë, por një rënie e tillë e ka lënë atë shumë pas. Sipas të dhënave të publikuara në 2016, ai regjistroi një numër prej 76 milionë udhëtarësh, vetëm 1% më shumë se një vit më parë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut
Jo shumë larg atij të Heathrow, ky aeroport ka regjistruar rreth 70 milionë udhëtarë në 2016, një rritje rreth 3% më shumë se në 2015.
Aeroporti Ndërkombëtar i Schiphol-it në Amsterdam
Duke qenë se është një aeroport me një terminal, ai ka një limit prej 500, 000 fluturimesh në vit, Aeroporti Ndërkombëtar i Schiphol-it në Amsterdam shpeshherë është i tejngarkuar. Ai është aeroporti i tretë më i ngarkuar në Europë dhe i katërti më i ngarkuar në botë. Në 2016, ai shënoi një numër prej 64 milionë pasagjerësh, një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2015.
Aeroporti Ndërkombëtar i Charles de Gaulle në Paris
Në vitin 2016, Aeroporti Ndërkombëtar i Charles de Gaulle në Paris regjistroi një numër prej 66 milionë udhëtarësh, duke e renditur këtë aeroport në vendin e katërt, si një ndër aeroportet më të ngarkuara.
Aeroporti Ndërkombëtar i Changit në Singapor
Në 2017, për të pestin vit radhazi, Aeroporti Ndërkombëtar i Changit në Singapor u cilësua si aeroporti më i mirë në botë për cilësinë e shërbimit që u ofron udhëtarëve. Në vitin 2016 ai regjistroi një numër prej 59 milionë udhëtarësh.
Aeroporti Ndërkombëtar Incheon në Seul
Në vitin 2016, ai regjistroi një numër prej 58 milionë udhëtarësh, rreth 17% më shumë në krahasim me vitin 2015.
Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit
Edhe pse të dhënat tregojnë se ai ka një numër më të lartë vizitorësh se ai i Seulit, me rreth 61 milionë në 2016, vizitorët ndërkombëtarë që kalojnë nga Aeroporti i Frankfuritit janë më të paktë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Suvarnabhumit në Bangkok
Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2016 nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti i Suvarnabhumit në Bangkok renditet në vend të nëntë për numrin e madh të udhëtarëve që ka regjistruar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Taoyuan në Taipei
Aeroporti Ndërkombëtar i Taoyuan në Taipei renditet i dhjeti për numrin më të lartë të udhëtarëve që ai ka regjistrar gjatë 2016-s, një shifër prej 42 milionë udhëtarësh, i cili shënon një rritje prej 10% në krahasim me vitin 2015. / Monitor