Ja çfarë thotë Kryemadhi për Fatos Nanon dhe Ramën: Nano ishte i keqi vetes, luante bixhoz dhe pinte alkool, Rama i mblodhi në një dorë!

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë disa krahasime mes ish-kryeministrit Fatos Nano, dhe atij aktual, Edi Rama. E ftuar në emisionin “Java në RTSH, Kryemadhi u pyet nga Lorenc Vangjeli se përse e ka quajtur garip (Fatos Nanon) pa i përmendur emrin, kur ai luante bixhoz, ndërsa Ramën e kritikon, pasi ky i mbylli lojërat e fatit. Kësaj pyetjeje, Kryemadhi iu përgjigj me faktin se edhe nëse Nano pinte alkool e bënte këtë për veten e tij dhe ishte i keqi vetes. Sipas kryetares së LSI-së, edhe për pjeën e bixhozit, Nano luante me lekët nga xhepi i tij,  dhe sërish sipas saj, është i keqi i vetes. Ndërsa për Ramën, Kryemadhi tha se nuk i ka mbyllur, por i ka mbledhur në një dorë.

 

Pjesë nga biseda

 

Lorenc Vangjeli: Folët për progresin dhe unë do t’ju fal për një tjetër progres. Po ju them. Kemi pasur një kryeministër socialist, i cili luante bixhoz dhe e konsideronin garip, nuk ia quante njeri për mëkat, dhe kemi një tjetër kryeministër që i mbylli….

Monika Kryemadhi: Po pse i mbylli?

Lorenc Vangjeli: S’ka rëndësi pse, e lëmë synimin, po ju tregoj dy skajet…A nuk është edhe ky një progres?

 

Monika Kryemadhi: Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, ky njeri…

 

Lorenc Vangjeli: Nuk e bënte për me lekët e borderosë ee?

 

Monika Kryemadhi: Ç’rëndësi ka…pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge.

 

Lorenc Vangjeli: Nuk po bëj as prokurorin dhe as avokatin…

 

Monika Kryemadhi: Zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *