
Ish truproja që do të mbronte Ellen DeGeneres në Oscars 2014 ka folur për sjelljen e saj egoiste. Moderatorja e cila ka qenë në qëndër të kritikave nga anëtarët e stafit “The Ellen DeGeneres Shoë” për dështim të komunikimit me punonjësit dhe mospagimin e tyre mes pandemisë së koronavitusit. Tom Majercak tha për Fox Neës se ai u zgjodh si bodyguard personal DeGeneres në 86 vjetorin e Akademisë së cmimeve. Ai do shoqëronte nënën e saj dhe partneren Portia De Rossi, gjatë gjithë natës nga tapeti i kuq në Teatrin Dolby. Por u shpreh se përvoja ishte e pakëndshme. “Nuk më tha përshëndetje ose faleminderit që më mbrojte mua, nënën time dhe bashkëshorten,”- tha bodyguardi. “Ishte shumë e ftohtë dhe shumë poshtëruese. Ajo i trajton ndryshe njerëzit që janë në rrethin e saj.” Më pas ai shtoi se Ellen është shumë ndryshe nga ajo cfarë paraqitet në telvizion. “Kur e shohin në Tv njerëzit bien në dashuri me të, por është një fasadë e rremë. Ajo nuk është personi që portretizon veten, shtiret. Nuk i intereson asgjë tjetër për sa kohë merr atë që dëshiron. Njerëzit kanë filluar të shohin të vërtetën tek ajo.”