Ja çfarë paralajmëron Berisha pas mbledhjes së PD

Ja çfarë paralajmëron Berisha pas mbledhjes së PD

483
0

Pas mbledhjes së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se do të vijojnë protestat deri në vendosjen e pluralizmit.

Ndërsa tha se bojkoti i zgjedhjeve ishte një nga aktet më të mençura të PD-së.

“Vlerat e demokracisë të groposur më 30 qershor me farsën moniste të rivendosen një minutë e më parë, ndaj edhe thirrje mbarë qytetarët shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë të plotë. Akt mençur i PD që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit, farse elektorale ku baronët e drogës e krimit me pushtet e në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetareve”, tha Berisha. /