Dita e sotme do të karakterizohet nga një rritje temperaturash në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje lokale të dobëta në qarqet Shkodër dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk do të ketë reshje.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 27 / 32°C
në vendet e ulëta: 26 / 33°C
në vendet malore: 17 / 30 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.