Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit Ledri dhe Noizy kur u pajtuan

Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit Ledri dhe Noizy kur u pajtuan

3060
0

ledri-640x360_1470550875-8750461

Të gjithë e morëm vesh se më në fund, dy armiqtë e përbetuar, Noizy dhe Ledri Vula kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe kanë kënduar bashkë në të njëjtën skenë për të kënaqur fansat e tyre.

Ajo që kemi humbur të gjithë ka qenë videoja dhe detaje nga ky moment që fansat e dy këngëtarëve e prisnin me padurim. Ndërsa janë në skenë, është Noizy i pari ai që thotë “Një duartrokitje për Ledrin” e më pas ish anëtari i BabaStars i kthen “nderin” reperit të OTR.

Këngëtarët shtrëngojnë duart dhe përqafohen, ndërsa më pas vijon shfaqja normalisht. Idealja do të ishte që mes dy VIP-ave shumë të dashur të muzikës shqiptare të kishte një bashkëpunim, por a do të arrijnë ata të gjejnë gjuhën e përbashkët? Kjo ngelet për t’u parë në vijim./magazina.al/