Ja çfarë i kërkon publikisht e ëma këngëtarit Shpat Kasapi…

Shpat Kasapi së bashku me të ëmën ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit. Por në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse. “Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, tha nëna e Shpatit. Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”. Kujtojmë se edhe në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35- vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati. Shpati historinë më të rëndësishme të dashurisë ka pasur atë me Afërdita Dreshajn, me të cilën kanë qenë të fejuar.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *