Galeria

Ja çfarë duhet të vishni për t’ju dukur vithet më të mëdha (Foto)

By admin

September 06, 2016

Femrat të cilat nga natyra kanë një të pasme më të vogël, janë në gjendje tëb bëjnë thuajse çmos për ta ndryshuar këtë, transmeton Telegrafi.

Është e qartë se ushtrimet e rregullta mund të na dhurojnë të pasme dhe trup më të dëshirueshëm, por ndonjëherë nuk mund të presim aq gjatë.

Më poshtë i keni disa truqe se si t’i theksoni linjat tuaja të trupit dhe t’i bëni pjesët e dëshiruara të trupit të duken shumë më “hot”.

Për ta bërë të pasmen të duket më e mahnitshme, vishni rroba që e theksojnë belin. Aq më i vogël që duket beli, aq më të mahnitshme do t’ju duken të pasmet. Është mirë të shmangni rroba të cilat e fshehin linjën e belit.

Një ndër rregullat më të famshme të modës është kjo: Nëse dëshironi që e pasmja juaj të duket më e madhe, mos hezitoni t’i shfaqni këmbët e bukura.

Fustanet me vija kontraste horizontale janë krijuar për ta bërë trupin të duket më femëror dhe më elegant. Modelet e tilla e rrisin gjerësinë e ijëve, duke i bërë të pasmet të duken më seksi.