PULLA E KUQE

Ja çfarë duan në seks Kim Kardashian, Paris Hilton, Angelina Jolie …

By Vizion

October 01, 2016

Kur bëhet fjalë për seksin, të gjithë ne kemi fantazitë tona se si ta bëjmë dhe ku ta bëjmë, çfarë pozitash të zgjedhim dhe me kënd dëshirojmë ta bëjmë.

Studime të ndryshme shkencore kanë zbuluar se fantazitë e caktuara, mund të kenë tendencën që të jenë edhe më të shpeshta sesa që mund të mendohet dhe këto fantazi mund të variojnë nga vendi e deri te shijet e pazakonta.

Dhe në këtë drejtim nuk bëjnë përjashtim as personalitetet e famshme, të cilat kanë fantazi seksuale nga më të ndryshmet dhe nga më të pistat.

Beyonce Knowles në një rast ka deklaruar se do të dëshironte të bënte seks në vende publike kudo në Paris, si për shembull në Muzeun Luvri apo tek Porta e Triumfit. Ajo vitin e kaluar e ka vizituar pikërisht këtë qytet me burrin e saj Jay-Z-i, por nuk dihet nëse ka realizuar fantazitë e saj.

Paris Hilton e ka pranuar se shpesh fantazon për seks me meshkuj në uniformë, siç janë policët, sidomos nëse kanë sytë e kaltër, fytyrë të bukur dhe muskuj.

Aktorja e famshme e serisë “Desperate Housewives”, Eva Longoria, gjatë një interviste ka deklaruar se është tejet e zjarrtë në dhomën e gjumit, ku pëlqen të jetë dominuese dhe që të lidhet me maramë pambuku për krevati.

Gjatë lidhjes së saj me reperin Drake, Rihanna e ka pranuar se e pëlqen të dominojë në seks, si dhe i pëlqen “të rrihet” dhe të lidhet për krevatit. Dhe kënga “S & M”, është inspiruar me shijen seksuale të këngëtares.

Scarlett Johansson e pëlqen argëtimin në ulëset e prapme të veturës, pasi siç ka deklaruar ajo, kjo i sjell kënaqësinë më të madhe.

Angelina Jolie shpesh e pëlqen të flasë për seksin. Ajo e ka pranuar se para se të martohej me Brad Pitt, ajo e ka pëlqyer seksin në të cilin përfshiheshin edhe zinxhirët dhe kamxhikët.

Dhe më e çuditshmja sa i përket fantazive, është Kim Kardashian. Ajo ka deklaruar se vazhdimisht fantazon seksin me vetveten, sepse do të dëshironte të dinte se si është kjo ndjenjë.