
ITALI– Modelja Rike Roçi jeton në Itali, ku edhe prej ditës së djeshme është izoluar në banesën e saj në Milano, qytet i cili ka qënë prej fillimit “zonë e kuqe”. Në një lidhje live me “Procesin Sportiv”, Rikja ka treguar eksperiencën e saj duke u shprehur se janë të mbyllur në shtëpi për të evituar përhapjen e koronavirusit.
Mirëpo në një moment gjatë emisionit, modelja është kollitur duke shkaktuar shqetësim tek dy moderatorët e emisionit, Edi Manushi dhe Ilda Bejleri. Të dy e kanë pyetur atë nëse është mirë, ndërsa Manushi i ka kërkuar që të masë menjëherë temperaturën.
Pasi e kanë kaluar situatën me humor, Rikja ka vijuar që të tregojë eksperiencën e saj, e mbyllur brenda 4 mureve të shtëpisë për disa javë më radhë.
BISEDA NË EMISION:
RIKE ROCI: Jetoj në një provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalin nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence ose për punë dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është e kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.
Edi Manushi: Prej sa ditësh gjendesh në karantinë? Si ia bën për ushqime?
RIKE ROCI: Supermarketet janë të hapura deri në orën 18.00. Futemi dy nga dy persona dhe duhet të mbajnë distancë. Shkollat, teatrot, kinematë janë të mbyllura.
Edi Manushi: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin urgjent!
RIKE ROCI: Jo, jo nuk jam e prekur.
Edi Manushi: Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty.
RIKE ROCI: Na kanë thënë mos të përhapim panik. Na kanë thënë që kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe ata të gjithë kanë pasur patologji të tjera.
Edi Manushi: Po si e kalon kohën?
RIKE ROCI: Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me familjarët më shumë. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk shikojmë dot as eventet sportive.