ITALI – Papa Françesku: G20-ta më shqetëson

ITALI – Papa Françesku: G20-ta më shqetëson

442
0

Papa Françesku shprehu shqetësimin e tij përballë mundësisë për aleanca shumë të rrezikshme, kryesisht për migrantët, mes fuqive të G20-ës, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja italiane “La Repubblica”. “Dyshoj për aleancat shumë të rrezikshme mes fuqive që kanë një vizion deformues për botën. Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut, Putin dhe Assad në luftën në Siri”, deklaroi Jorge Bergoglio në këtë intervistë. “Rreziku përsa i përket imigracionit. Problemi ynë kryesor dhe fatkeqësisht në rritje në botë është ai i të varfërve, të dobtëve, ku emigrantët bëjnë pjesë”, theksoi ai duke dënuar vendet që kanë pak të varfër lokalë dhe i tremben pushtimit të migrantëve. “Kjo është arsyeja pse G20-ta më shqetëson. Ajo godet kryesisht imigrantët (…), dhe i godet akoma më shumë me kalimin e kohës”, nënvizoi papa Françesku duke paralajmëruar Evropën, kontinentin më të pasur në mbarë botën, se popujt e varfër do të vazhdojnë të dynden në portat e saj. Dje, papa Françesku bëri një thirrje në favor të vikimave të urisë në Afrikë dhe në Jemen. “Ju drejtoj, presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të G20-s, si dhe të gjithë komunitetit botëror, një thirrje nga thellësia e zemrës përsa i përket situatës tragjike në Sudanin e Jugut, në bregun e liqenit Çad, në Bririn e Afrikës dhe në Jemen, ku 30 milionë persona nuk kanë ushqim dhe ujë për mbijetesën e tyre”, shkruan ai.