Rajoni

Itali, 23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë

By admin

August 20, 2016

Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotme, në banesën e tij në Itali.

Familjarët e tij pasi kanë trokitur në derën e apartamentit dhe djali me inicialet L.B nuk iu është përgjigjur thirrjeve të prindërve dhe as telefonatave të tyre, menjëherë ata kanë lajmëruar policinë.

Policët italianë kanë ndërhyrë me forcë në banese, ku dhe kanë gjetur trupin e pajetë të 23 vjeçarit shqiptar.

Mediat italiane bëjne me dije se i riu shqiptar qëndronte në arrest shtëpie, pasi akuzohej për përndjekjen e ish të dashurës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Bra në Cuneo.

Hetuesit kanë theksuar se një nga pistat më të besueshme që po merret në konsideratë është ajo e vrasjes.

I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje.