“Ishte një lidhje në distancë por jo e fshehtë ”; Dojna flet...

“Ishte një lidhje në distancë por jo e fshehtë ”; Dojna flet për herë të parë rreth Vlashentit dhe lidhjes 3 vjeçare

324
0

 

Që kur këngëtari Vlashent Sata publikoi këngën “Copëzat” në të cilat si imazh ishte Dojna Mema, filluan të dilnin zëra për një lidhjeje midis tyre. Asnjë nga të dy nuk konfirmoi lidhjen por në ditët e para të 2021 Vlashenti konfirmoi gjithçka me një video në rrjetet sociale.

Më pas dojna ka postuar disa story po në instagram në të cilat shfaqet me familjen edhe me Vlashentin!

E ftuar në emisionin “ E diell” dhe e pyetur pse nuk ka dashur ta bëjë publike lidhjen Dojna ka kthyer një përgjigje të cilën nuk e priste askush:

 

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.” Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë,”- u shpreh Dojna.