Kronike

Ishte kthyer në mankth për 15-vjeçaren duke e ndjekur ngado, policia vë në pranga 29-vjeçarin në Fier

By vizional

November 26, 2021

Ditën e sotme policia e Fierit ka ndaluar shtetasin R. A., 29 vjeç pasi ai kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur 15-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë për të hetuar të plotë rastin.

 

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 15 vjeçe.