Lajme

Ishte ikonë e ekranit, Mirela Milori largohet nga Abc News: Ftesa për kafe mbetet e hapur

By vizional

September 08, 2020

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e lajmeve Mirela Milori njofton se nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Abc News. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo njofton shkëputjen e kontratës me këtë televizion, ku qendronte dhe ishte kthyer në ikonë prej disa vitesh.

 

“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC News. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, shkruan Milori në postimin e saj në rrjetet sociale.

 

Ndërkohë që Milori vijon që të jetë drejtuese dhe autore e programit “Historia Ime”, i cili shfaqet në një tjetër ekran televiziv në vend. Po dje ishte gazetarja Juli Xhokaxhi ajo që njoftoi mbylljen e emisionit të saj që transmetohej në Abc News “Byro Politike”, ku në një postim në rrjetet sociale thoshte se arsyet e këtij vendimi nuk ia kishte komunikuar askush nga drejtuesit.