Ish-zyrtari përplas këmbësorin, policia dyshime se i plagosuri kishte pirë

Ish-zyrtari përplas këmbësorin, policia dyshime se i plagosuri kishte pirë

192
0

Një këmbësor është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Andrea Vreto ishte duke ecur në këmbë, kur u përplas nga një mjet që humbi kontrollin. Për fatin e tij të mirë, Vreto është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia bën me dije se drejtues i mjetit ishte shtetasi Haxhi Çollaku, ish-kryetar komune në Rrajcë. Por e çuditshme në rastin e mësipërm është që Policia dyshon se këmbësori ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që zakonisht janë drejtuesit e mjeteve që kapen në timon të dehur.

loading...