Ish-shefi i CIA-s: “Në Ballkan kufijtë do të ndryshojnë herët apo vonë..

Ish-shefi i CIA-s: “Në Ballkan kufijtë do të ndryshojnë herët apo vonë..

384
0

Ish-shefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Meyer ka thënë se në Ballkan do të ketë ndryshim të kufijve herët apo vonë. Në një intervstë për gazetën serbe Novosti, Meyer ka thënë se ky ndryshim do të bëhet në Maqedoni dhe në Kosovë. Sipas tij për këtë fajtor janë Bashkimi Evropian i cili nuk po mundet të gjejë zgjidhje, dhe SHBA e cila nuk është e interesuar sa duhet për këtë zonë të Evropës. “Bosnja e Hercegovinë është larg të qenit një shtet i bashkuar. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, kurse në Maqedoni gjithashtu ka rënie. Në të njejtën kohë BE-ja nuk ka ndonjë përgjigje për këtë situatë”, tha ish-shefi i CIA-s. “Megjithatë është e rëndësishme të dihet se Uashingtoni dhe Trump nuk është i interesuar në Ballkan dhe nëse një ndryshim ndodhë nuk do të reagojë, sidomos nëse bëhen në mënyrë paqësore”, tha Meyer. Ai gjithashtu foli edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ku tha se Amerika nuk është duke e mbështetur këtë proces. Ish-shefi i CIA-s e ka vlerësuar krijimin e Ushtrisë me rrezikshmëri të lartë sipas tij në një situatë të paqëndrueshme në rajon. “Kjo është një mundësi e vërtetë për rrezik në veri të Kosovës”, shtoi ai. Meyer krejt në fund komentoi edhe raportet SHBA-Rusi, ku tha se ato janë mjaft të tensionuara sidomos për shkak të gjendjes në Ukrainë dhe Siri.