Ish- kreu i akuzës, Adriatik Llalla në hetim: Dyshime për pastrim parash

Ish- kreu i akuzës, Adriatik Llalla në hetim: Dyshime për pastrim parash

532
0

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ai po hetohet me dyshimin se ka fshehur pasurinë. Hetimi ka nisur në Durrës, është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori. Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. Gjatë ditës së djeshme, deutsche welle paralajmëroi arrestimin e Llallës, duke nënvizuar se ky është vetëm fillimi i kapjes së peshqve të mëdhenj. “Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”, shkruante dje Deutsche Ëelle.