Ish-konkurrenti i ‘Big Brother’ OFENDON publikisht Arbana Osmanin: Hajdute dhe mashtruese!

Ish-konkurrenti i ‘Big Brother’ OFENDON publikisht Arbana Osmanin: Hajdute dhe mashtruese! [FOTO]

473
0

Mesa duket inatet mes Arbana Osmanit dhe ish konkurrentit të Big Brother Klodian Çelaj nuk kanë mbaruar. Ky i fundit ka lënë një koment ofendues tek faqja e ‘Top Channel’ ku shfaqet prezantuesja. “Kjo mashtruesja. Hajdutja eTop Channel”,ka shkruar ish konkurrenti i njohur nga të gjithë si Klodi i ‘Big Brother’.

Vlen të rikujtojmë se inatet mes tyre kanë lindur që kur moderatorja Arbana Osmani është shprehur se Klodi sipas saj ishte një ndër konkurrentët më antipatikë që kishte njohur në të gjitha edicionet e ‘Big Brother’.

Klodian Çelaj u bë i njohur për faktin se për të parën herë në ekran, pranoi orientimin e tij homoseksual.

“Kjo vajzë [Arbana] është mësuar t’i shfyrtëzojë njerëzit. Erdhi, më kërkoi sapo dola nga Bigu në Top Albania Radio dhe për tre muaj nuk më pagoi”, ka deklaruar Klodi.