Ish-gruaja e themeluesit të Amazon dhuron 4.2 miliardë dollarë

Ish-gruaja e themeluesit të Amazon dhuron 4.2 miliardë dollarë

307
0

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për bankat e ushqimit dhe fondet e ndihmës emergjente.

Në një postim në blog, Scott tha se ajo donte të ndihmonte amerikanët që po luftonin për shkak të pandemisë.

“Humbjet ekonomike kanë qenë më të mëdha për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, ajo ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.”, shtoi ajo.

Zonja Scott dhuroi 1.7 miliard dollarë për 116 organizata bamirësie në korrik ndërsa shuma e fundit i çon donacionet e saj të përgjithshme për vitin në gati 6 miliardë dollarë.

Donacionet u përqendruan tek personat që jetojnë në komunitete që përballen me mungesë ushqimi, masa të larta të pabarazisë racore, nivele të larta lokale të varfërisë dhe qasje të ulët në kapital filantropik.

Vitin e kaluar ajo nënshkroi Betimin e Dhënies, duke premtuar të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj. Betimi i Dhënies është një angazhim nga individët dhe familjet më të pasura të botës për t’ia kushtuar shumicën e pasurisë së tyre, bamirësisë.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë dhe pasuria e saj u rrit me 23.6 miliardë dollar vetëm këtë vit.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga ish-bashkëshorti Bezos i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon