Lajme

Ish-futbollisti i Vllaznisë dënohet për trukim ndeshjesh

By vizional

April 17, 2020

Federata Suedeze e Futbollit ka përjashtuar për 5 vjet nga aktivitetet futbollistike ish-lojtarin e Vllaznisë, Alban Jusufi, së bashku me ish-futbollistin e Manchester Cityt, Dikson Etuhu, për fiksim të rezultatit të ndeshjeve.

Media prestigjioze europiane “The Guardian” raporton se 38-vjeçari Jusufi së bashku me nigerianin Etuhu kanë tentuar në vitin 2017 t’i japin ryshfet prej 184 mijë eurosh portierit të AIK-ut, Kiriako Stamatopulos, për të ndikuar qëllimisht në rezultatin e takimit mes Goteborgut dhe AIK-ut përpara 3 vitesh, por kanadezi refuzoi.

Jusufi ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet 2007-2009, duke luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Ai ka lindur në Suedi dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka ndërtuar në shtetin e njohur skandinav