Ish-deputetja e PD sërish nënë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ish-deputetja e PD sërish nënë, zbulon emrin e veçantë të djalit

400
0

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku bëhet sërish nënë. Pas dy vajzave Arba dhe Iris, Tabaku dje është bërë nënë e një djali. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ish-deputeja e PD-së me anë të në postimi në Instagram, ky na tregon dorën e vogëlushit. Ajo shkruan se dje pasdite djali i saj Dren erdhi në jetë.

 

foto galeri

‘Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!’, shkruan Jorida Tabaku në postimin e saj. Jorida Tabaku ka edhe dy vajza binjake Arba dhe Iris 2 vjeçe.