Ironia e Kapexhiut: Do i pengoj njerëzit të votojnë më 30 qershor,...

Ironia e Kapexhiut: Do i pengoj njerëzit të votojnë më 30 qershor, dua të dënohem…

359
0

Bujar Kapexhiu, regjisori, aktori dhe karikaturisti i mirënjohur, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit tha se  ditën e zgjedhjeve jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit, por do pengonte të tjerët të votonin.

Për Kapexhiun kjo do jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u dënuar me 10 vjet, që të mos dalë jashtë Shqipërisë.“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do t’i pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos dal jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit, sepse më do çdo ditë një karikaturë,” theksoi ai i ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One” .