E madhja Irini Qirjako që mbetet e freskët dhe e bukur gjithmonë, por dhe shumë e dashur për publikun, ka pak kohë që ka publikuar dy vidioklipet e saj më të ri. Njëri është bashkëpunim kolazh dasmash me këngëtaren Silva Gunbardhi, dhe tjetar është “S’ka si kjo nuse ooo” . Në një intervistë për “vizion .com .al” flet se si erdhën kto dy projekte. Ajo thotë se ishte propozimi i Silvës për të bërë një bashkëpunim dhe unë e prita me mjaft dashuri, pasi Silva është një vajzë e talentuar. Gjithashtu e madhja Irini flet dhe për koncerin e saj recital që do të mbahet në Shkup dhe është në punë e sipër. E pyetur se nga i buron e gjithë energjia, Irini thote se ka vetëm një burim dhe ajo është muzika duke theksuar se eshte e çmendur pas muzikës.
Ka pak ditë që kan dalë dy këngët e tua në të njëjtën kohë dueti më këngëtaren Silva Gunbardhi dhe një vetem, si erdhi ky bashkëpunim?
Po kanë dalë dy klipe, kënga ime e parë është “S’ka si ti nuse o”me orkestrim dhe kompozim të Edmond Zhulali, teksin e kam bërë vetë kjo këngë në fak ka dalë pak ditë para kolazhit dhe si projek e kisha para kolazhit, por një ditë më bie telefoni a dhe pash që ishte Silva, i thaës po Silva ajo më foli si me zë të mekur më tha dëgjo Irini kisha dëshirë të bëja një kolazh me këngë dasmash ,ua i thashës po hë fol hape zërin patjetër që do ta bëjmë i thashë unë dhe ajo pastaj mori zemër u kënaq shume. Kështu erdhi propozimi e më pas filluam punën te Mond Zhulali, janë këngë që i kanë rezistuar kohës, janë këngë që janë ngjitur shumë me popullin ato nuk ikin kurrë nga populli, janë pesë- gjashtë këngë nja katër janë ato që kam kënduar unë dhe dy janë të Silvës. Bashkëpunimi ishte shumë i ngrohtë, pasi Silva është vajzë e talentuar, shumë këmbëgulëse dhe shumë punëtore .
Përpara se të bënte ftesën për bashkëpunim ,cila ka qënë marrëdhënia jote me Silvën?
Me Silvën unë kam pasur marrëdhënie shumë të mire, sepse ne çdo vit në Maratonën e këngës kemi qënë bashkë në të gjitha qyetet e Shqipërisë dhe mua më Silvën më hahesh shumë muhabeti se Silva nga Vlora e unë nga Saranda dhe na puqej shumë muhabeti me njëra- tjetrën por , Silvën e doja shumë dhe e respektoja dhe ajo më respektonte shumë. Pastaj kam kënduar dhe në nja dy dasma me Silvën kemi qënë dhe në fushata elektorale kështu që me Silvën kemi qënë në shumë aktivitete bashkë dhe kështu erdhi dhe bashkëpunimi shumë natyrshëm dhe ose propozimi ishte i Silvës, por unë e prita me shumë kënaqësi. Kam pasur shumë kërkesa dhe me këngëtare të tjera për bashkëpumim por nuk jam bindur, kurse me Silvën e prita me dëshirën më të madhe, pasi Silva është shumë kërkuse dhe shumë e talentuar.
Meqënse dëshirën e kishte Silva pse nuk zgjodhët të bënit një këngë të re por zgjodhët një kolazh dasmash të kënduara dhe më parë?
Këtë mendim për kolazh e kishte Silva, pasi unë që në albumet e mia të para kam bërë këngë të vjetra të gjithë këta këngëtarët e ri që kanë dalë në demokraci nuk i kanë preferuar fare këngët e vjetra siç duket kanë bërë këngë të reja për të krijuar emrin dhe personalitetin e tyre, kurse unë emrin e kisha krijuar vite përpara që kur kam hyrë në asambël që në 1979 dhe nuk kisha nevoj për t’i bërë vetes , sepse të them dhe diçka këto këngët e vjetra nuk i këndon çdo njeri sepse këto këngë të vjetra janë këngë që kanë shumë delikatesë, janë këngë me potencial të fuqishëm me shumë karakter. Silva është një ndër këto që ka shumë intuitë e është shumë e talentuar dhe e zonja i kap dhe këngët e vjetra .
Të falsim pak për këngën tënde të re “S’ka si kjo nusja oo” cila është fabula e kësaj kënge ?
Kjo është një këngë dasme, pasi këngët e dasmës shqiptare i kam të domosdoshme sepse janë evente të pashmagshme që mblidhet i gjithë farefisi e martohen dy të rinj ku ka gëzim e hare. Këngët e dasmës janë primare në dasmat shipatre që i këndojnë nuses, i këndojnë dhëndërit, mamasë, babait, vëllezërve motrave, kështu që këngët e dasmave na duhen dhe për punë gjatë verës që të kemi sa më shumë ofreta për dasma dhe publiku thith shumë thotë Irini a bëri një këngë të re .
Më the që teksin e ke bërë vetë, besoj se është teksi i parë i joti ?
Po teksi është i imi, kompozimi i i Edmond Zhulalit. Unë në fak kam bërë dhe tekse të tjetra, por nuk e kam vënë emrin asnjë herë pasi nuk kam dashur.
Në repotorin tënd ka shumë këngë dashmash, mos ndoshta të flen më mirë apo pse kjo zgjedhje?
Ashtu siç thashë, këngët e dasmave më duhen për punën . E bëra këtë beharë këtë këngë unë, më prêt puna ofertat gjatë kësaj kohe . Por këngët e dasmës dhe më flenë e më shkojnë shumë me vokalin tim.
Nga të gjithë duetet që ti ke bërë cilin do të quaje më me sukses ?
Unë kam bërë shumë bashkëpunime. Dueti im i parë ka qënë me Ervin Bushatin me këngën “Lidhe Qenin “ ishte një këngë fantasike dhe me dy aktorët më të mëdhej Bujar Merën dhe Rita Latin. Ajo ka qënë një këngë që ka bërë bujë në të gjith Shqipërinë ,ato disqet janë blerë atëherë pa pushim në të gjithë Shipërinë Jug e Veri. Kam bërë bashkëpunim me Enkelejda ALushin me këngën ,përsëri krijimi dhe kompozimi dhe orkestrimi i Mond Zhulalit, teksti i Jorgo Papingjit “Nusja jonë Çame” shumë bashkëpunim i bukur dhe bashkëpunimi më i fundit është me Silva Gunbardhi .
Projekti jot më i afërt ?
Projekti im më i afërt është një koncert i imi recital që do të bëhet në Shkup. Jemi në tentaiva e sipër duke punuar do të filmohet nga televizioni i Kosovës dhe televizioni i Shkupit. Është një përgjegjësi shumë e madhe, pasi do të jetë live dhe çdo gjë duhet të jetë në perfeksion, pasi gjatë shfaqjes mund të ketë dhe gabime dhe ndonëj lapsus. Drejtor artistik do të kem Edmon Zhulalin, bashkëpuntorin tim më të ngushtë, ku ai ka një përgjegjësi shumë të madhe për të gjithë repertorin e këtij koncerti recital. Do të kem dhe të ftuar special, do të kem dhe bashkëpuntoret e mia si Silava Gunbardhin , Enkelejda Alushin, do të kem dhe balerinën e ansamblit Lili Cinkun e shumë supriza të tjera .
Ke menduar ndonjëherë të bësh ndonjë bashkëpunim me ndonjë koleg ose kolege nga Veriu ose ndonjë këngë vetëm të veriut?
Po unë jam ajo që i kam thënë Bujar Qamilit që të bënim një këngë të re, parimisht ramë dakort, por se di Bujari e la pas dore dhe mbetem .Megjithatë e kam menduar dhe ndoshta mund ta bëj dhe matanë kufirit .
Ti je gjithmonë në formë, çfarë bën për të qënë kaq e freskët ?
Unë bëj ecje çdo ditë nga një orë e gjysëm kështu ndihem mirë, por freskinë më të madhe unë e gjej te muzika, ajo është e vetmja që mua më mban gjithmonë gjallë.
Më thuaj tre pika e tua më të forta ?
Unë jam shumë e thjeshtë, njerëzit i dua dhe respektoj, jam shumë këmbëngulëse në punën time , dhe jam shumë e dashuruar me profesionin, unë jam e çmendur pas këngës.