Irina Shayk poston kujtime nga fëmijëria dhe adoleshenca, po kërkon modelja të...

Irina Shayk poston kujtime nga fëmijëria dhe adoleshenca, po kërkon modelja të ketë një fëmijë të dytë me Bradley Cooper?

192
0

2011 ishte viti kur Irina Shayk u bë modelja e parë nga Rusia që u fotografua për kopertinën e revistës Sports Illustrated’s Swimsuit.

Që atëherë karriera e saj ka marrë hov me paraqitjet në pasarelat e stilistëve më të mëdhenj. Në fakt, bukuroshja 36-vjeçare u bë sot një nga “engjëjt” më të dashur të Victoria’s Secret.

Ajo zbuloi në një intervistë në vitin 2018 se kur filloi nuk e kishte idenë se si do të zhvillohej karriera e saj dhe as se si ishte modelingu.

“Nuk e kisha idenë se si do të ishte modelingu. Gjithçka për të cilën mund të mendoja ishte se ndoshta mund të bëja ndonjë punë në katalog dhe të ndihmoja familjen time. Unë nuk flisja anglisht. Në Paris, unë jetoja në një apartament të vogël me vajza të tjera. Kishim 40 euro xhepi në javë. Të dielave ne të gjithë ndanim ushqimin, sepse nuk kishim para dhe të hënën në mëngjes hidheshim në metro me 1 euron që kishim mbetur për të shkuar në agjenci dhe për të marrë paratë e xhepit për javën e ardhshme. Ishte një kohë e vështirë, por edhe argëtuese”.

 

Tashmë ajo nuk ka pse të brengoset për xhepin e saj, pasi i përket modeleve më të paguara, ndërsa në llogarinë e saj në Instagram janë gati 20 milionë ndjekësit, me të cilët shpesh ndan momente nga jeta e saj profesionale dhe personale.

 

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto të papara nga fëmijëria e saj. Në foton e parë e shohim duke mbajtur një shportë me lodrat e saj, ndërsa në fotot e tjera ajo është një adoleshente. Në të fundit ajo pozon para aparatit duke buzëqeshur dhe duke shijuar banjën e saj.

 

 

Thashethemet për të pasur një fëmijë të dytë me Bradley Cooper

 

 

Shumë e panë postimin e mësipërm si një mesazh për të pasur një tjetër fëmijë me Bradley Cooper. Të dy kanë qenë çift deri në vitin 2009 dhe kanë një vajzë së bashku.

 

Megjithatë, disa nga paraqitjet e tyre të përbashkëta së fundmi ndezën thashethemet për ribashkimin e tyre. Fotoja që tregon se ata po kalojnë shumë mirë në një destinacion ekzotik i hodhi më shumë benzinë ​​zjarrit, ashtu si një person i afërt me modelen tha për ‘Page Six’: “Ishte një shëtitje familjare. Po, ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Ajo do të donte një vëlla për vajzën e saj. Pas ndarjes ata nuk patën ndonjë lidhje serioze dhe të dy duan një fëmijë më shumë”. Mos ndoshta fotot nga fëmijëria të modeles janë një mesazh për hapin e radhës në jetën e saj?