iPhone 8 mund të duket kështu (Foto)

iPhone 8 mund të duket kështu (Foto)

422
0

 

Kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me iPhone 8 nga Apple dhe ka pasur një numër të rrjedhjeve rreth dizajnimit të telefonit. Phone 8 është përfolur të shfaqë një skelet të çelikut me një xham mbi pjesën e prapme, plus një ekran xhami pa korniza. Projektuesi Martin Hajek ka dalë me disa koncepte të mëdha, shumë të mira, që shfaqin se si iPhone i ri i Apple mund të duket. iPhone 8 është përfolur të vijë me një ekran OLED pothuajse pa korniza rrethuese dhe telefoni i Apple do të mundësohet nga një procesor i ri – ose Apple A11. Pajisja me sa duket do të vijë me më shumë RAM se sa iPhone aktual dhe ajo gjithashtu do të merr një numër të përmirësimeve të tjera, që do të përfshijë një organizim të ri me kamera të dyfishta me një pozicionim vertikal. Apple pritet të lansojë iPhone e tyre të ri dikur në shtator, së bashku me iOS 11 OS të tyre. Kompania do të lansojë poashtu dy iPhone të tjerë të cilët mund të përfundojnë duke u quajtur iPhone 7S dhe 7S Plus.