Aktualitet

Intervistë me Emilian Ceci, President i Ceci Corp/ Shqiptari i suksesshem nga Finlanda ne Shqiperi ne sherbim te bashkeatdhetareve te tij

By vizional

February 14, 2019

Shefi ekzekutiv i zyres se avokatise “Ceci Corp Attorneys”në një intervistë ekskluzive për “Vizion.com.al” na tregon për aktivitetin e kompanisë së tij në Tiranë hapur disa muaj më parë. “Ceci Corp Attorneys” ofron shërbime dhe konsulencë në fushat e ligjit si: civile, familjare,administrative,tregtare,punësimsi edhe asistencë për aplikimet për viza. Së shpejti kjo kompani do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si edhe në Kosovë.

 

Ju keni disa kohë që keni hapur zyrat në Shqipëri, por që aktiviteti juaj ka nisur më përpara në Finlandë dhe tani ky shërbim vjen edhe në Shqipëri?

Kemi filluar me kompaninë Ceci Corp në Finlandë gati një vit më përpara ku më vonë nisëm ta zgjerojmë edhe në vende të tjera si në Gjermani dhe Greqi. Ideja është që të jemi një kompani për tju ardhur në ndihmë qytetarëve me shërbimet që ne ofrojmë. Kompania në Gjermani ne marrim një project dhe ofrojmë të gjitha shërbimet tona, si konsulencë, kontabilitet etj.

Deri tani si ka qenë interesimi i shqiptarëve për këto shërbimeqëju ofroni?

Jemi shumë të kënaqur sepse puna ka shkuar shumë mire edhe pse kemi pak kohë që kemi hapur zyren në Shqipëri. Si fillim e nisëm punën këtu me një avokat, ndërsa tani kemi dy avokatë dhe një projek tmenaxher. Do të marrim edhe një tjetër avokat spese kërkesat nga personat juridik por edhe fizikë janë të mëdha. Kemi disa projekte këtu në Shqipëri por edhe në Kosovë të cilët duan të marrin shërbime nga Ceci Corp Attorneys.

Si i kontaktoni kompanitë apo edhe individët për shërbimet që ju ofroni?

Disa vijnë me rekomandim nga të tjerë që kanë ardhur më përpara, por edhe nga marketing që ne bëjmë. Gjithashtu kemi edhe faqen tone në FB dhe Instagram.

Deri tani keni hapur zyre vetëm në Tiranë. Keni menduar të zgjeroheni edhe në qytete të tjera të Shqipërisë?

Tani ne kemi zyrën“Ceci Corp Attorneys”vetëm në Tiranë por që shumë shpejt do të hapim zyrat tona edhe në qytetet e Elbasanit, Shkodrës, Korçë dhe Pogradec.

Ju jetoni prej shumë vitesh në Finlandë dhe tani vini të kontribuoni me shërbimet e kompanisë suaj në Shqipëri. Mendoni se shqiptarët do të dine që shërbimet që ju ofroni janë në të mirën e tyre?

Ne mundohemi tju shpjegojmë atë që bejmë dhe që më përpara nuk janë bërënë Shqipëri. E vërteta është se ato që marrin vesh kanë një dëshirë të madhe të bashkëpunojnë. Kështu besoj se jemi në rrugë të mbarë. Dua të them se nuk kam qenë në Shqipëri për gati 10 vite. Erdha tani që hapa kompaninë sepse dua të zgjeroj akoma më shumë bashkëpunimet këtu në Shqipëri ,por ideja ime është që nga moment që arrij në një vend unë sjell edhe eksperiencën time dhe të gjithë ato gjëra që kam mësuar jashtë shtetit duke ju dhënë mbështetje njerëzve për problemet që ato kanë.

Keni edhe projekte për studentët?

Një nga projektet që kemi është për edukimin edhe na ka bërë përshtypje të madhe që studentët e viteve të treat të gjimnazit si edhe ato të universitetit nuk kanë informacionet që duhet. Ka Universitete dhe degë të ndryshme jashtë shtetit që kushtojnë pak dhe janë nga universitetet më të mira botërore të cilët ofrojnë këtë lloj bachelor ose master për studentët nga këtu ose çdo vend të botës që të aplikojnë dhe të ndjekin ëndërrën e tyre. Ne kemi bërë disa takime me student dhe ata na thanë se nuk dine nga tia fillojnë, pra nuk e kanë informacionin e saktë duke menduar që studimet jashtë janë të pamundshme dhe që kushtojnë shtrenjtë. Ka universitete që kushtojnë shtrenjtë, por ka edhe universitete që kushtojnë shumë lirë.

Besoj se jo çdokush mund të studioje në këto universitete. Kërkohet mesatarja për të aplikuar në këto Universitete?

E vërteta është se në disa universitete jashtë shtetit mesatarja e gjimnazit nuk ka rëndësi. Këto universitete kanë disa kërkesa.Duhet të kesh mbaruar gjimnazin, të njohësh mire gjuhën angleze, letër motivimi. Kushtet plotësohen shumë lehtë sot. Më përpara ishte e vështirë, ndërsa tani e kanë bërë më të lehtë. Ne gjithashtu përveç aplikimeve për studime jashtë përfshijmë edhe aplikimin për leje qëndrimi sepse çdo shqiptar që do të shkojë të studiojë në një shtet europian ose joeuropian kërkon përveç aplikimit për universitetin edhe aplikimin e lejes së qëndrimit si student. Në disa shtete edhe mund të punojë part time 20 deri 25 orë në javë. Në Finlandë pagesa minimale është 19 euro ora, ndërsa në Gjermani 9 euro ora. Shpresoj që studentët të cilët do të shkojnë të studiojnë jashtë shtetit pas përfundimit të studimeve do të kthehen në Shqipëri për të sjellë eksperiencën që kanë fituarjashtë, frymën e re si dhe të investojnë në vendin e tyre ashtu si kam bërë edhe unë.

 

Intervistoi: Gazmend Agaj