Interviste/ Flet kandidatja e PAA për qarkun Kukës, Merita Hoxha Brati: Politika...

Interviste/ Flet kandidatja e PAA për qarkun Kukës, Merita Hoxha Brati: Politika është aksion, jo pozicion…

1738
0

 

E fortë, këmbëngulëse, e palodhur në shërbim të komunitetit dhe fuqizimit të gruas. Prej shumë vitesh e angazhuar me shoqërinë civile për projektet për rininë dhe gratë të Kukës. Ajo e quan politikën aksion, dhe jo një pozicion. Kjo është Merita Hoxha Brati, kandidatja e Partisë Agrare Ambientaliste për qarkun e Kukësit. Në një intervistë për “vizion.com.al”, zonja Hoxha thotë se e ka pritur me kënaqësi ftesën e PAA-së të kandiduar për zgjedhjet parlamentare. Sipas saj, programi i PAA është ajo që bën diferencën sepse nëse flasim për Kukësin 70% e banorëve jetojnë në saj të bujqësisë dhe blegtorisë, pasi  vetë PAA është e programuar dhe specializuar në këtë lloj platforme. .

 

Angazhimi juaj në politikë, ftesë e PAA-së , për të kandiduar, si e pritët ?

Se si e prita ftesën dua të them vetëm dy fjalë SHUMË FALEMINDERIT. Kam vite që i jam kushtuar shoqërisë civile dhe projekteve për rininë dhe gratë në Kukës. Kandidimi është një aksion i madh që do punë dhe përkushtim maksimal. Dua të falenderoj edhe grupin i cili më dha përkrahjen dhe mbështetjen maksimale për këtë detyrë, dhe që patën besimin dhe sigurin për ketë detyrë që më caktuan. 

 Përzgjedhja e kandidatëve në Partinë Agrare Ambjentaliste është zyrtarizuar shumë kohë më përpara se partitë e tjera, e shikoni këtë si një avantazh?

Po e shikoj si avantazh, meqënëse PAA zyrtarisht ka filluar përzgjedhjen e kandidatëve me para se partitë e tjera, ajo ka shum avantazh pasi ka pasur mundësi zgjedhje dhe duke pasur këtë mundësi, bësoj që ka bërë zgjedhjen më të mirë, kjo përbën një avantazh të madh do të thoja.

PAA ka fokus të veçantë targetin e saj, kryesisht bujqësinë, mjedisin, a është program dhe ekspertiza që bën diferencën?

Me këtë që ka në target PAA edhe mundet të bëjë diferencën, pasi mjedisi sot për sot është në qendër të gjithshkaje, por për të bërë diferencë duhet që të përcillen mesazhet, synimet dhe qëllimet që ka PAA në mënyrën më korrekte dhe bindëse, duke e bërë votuesin që të kuptojë që vota e tij po shkon për mjedisin, po shkon për vetë jetën.Duke qën se unë jam kandidate në qarkun e Kukësit mendoj që programi i PAA është ajo që bën diferencën sepse nëse flasim për Kukësin 70% e banorëve jetojnë në sajë të bujqësis dhe blegtorisë. Vetë PAA është e programuar dhe specializuar në këtë lloj platforme .

A keni projekte dhe programe të cilat i shtohen asaj që ka PAA, duke e bëre ofertën e partisë tuaj ndryshe dhe të besueshme për votuesit? 

Po ndoshta edhe mund të kem, por për ta vertetuar këtë me duhet të njihem më parë me programet që ka PAA dhe të nxjerr idete e përbashketa që kam me programin e PAA dhe pastaj ti bashkangjis asaj idet dhe projektet e mia individuale dhe tju japim votuesve dicka në të cilën mund të besojen dhe të mos zhgënjehen.Patjetër që kam edhe projekte individuale të mia , pasi të mos pasurit një projekt do të më bënte mua një kandidate pa një ide të qartë dhe konkrete, të kapshme për qytetarët.Programi im mbështetet në forcën e njerëzve për ndryshim,në atë cfarë ne së bashku jemi të aftë të bëjmë për të cuar përpara objektivat e PAA-se si dhe nuk jam e mendimit se një program apo një projekt duhet të bëhet me idenë që të jetë sa më i besueshëm.Ai duhet të ideohet me qëllim që qytetarët të besojn tek ajo çfarë në mund të bëjëm.Ofrimi i një infrastrukturë me të mirë e cila përfshin, krinjimin e mundësive të tregut me kushte të mira të prodhimin, kontrollit të rreptë ndaj cilësisë së pesticideve dhe plehrave kimike të ndryshme në mënyrë që të shmangin dëmtimin e pronës dhe mallit të tyre.

Qarku juaj ka një numër të konsiderueshëm fermerësh, a e shikoni mbështetjen e mjaftueshme për to?  

Çdo kush në radhë të parë shikon interest e tij personale, ashtu si fermerët, gjë që do të thotë që nëse ju ofrojmë atë që ju takon me të drejtë as me shumë as me pak, pra tua mbushim dhe të krijojmë mundësitë që jo vetëm për ta mbajtur gjallë fermën e tyre, por edhe ti zmadhojme prodhimet e saj, normalisht qe do kemi mbeshtetjen e tyre.Krahas programit te PAA kemi hartuar dhe disa projekte qe lidhen direkt me fermeret.Dime qe ne kete qark nevoja per tregje shitjesh dhe pika grumbullimi eshte shume madhe. Duke vene ne qender fermeret meqe jan edhe burimi kryesor I te ardhurave te banoreve kemi vendosur t’ju gjejme zgjidhje brenda kesaj plateforme. Do i ndihmojme nepermjet subvencioneve, ndertimit te disa pikave te grumbullimit gjithashtu dhe hapjen e disa tregjeve te reja shitjesh.Perveq kesaj zona e kukesit dhe banoret e saj kan nje lidhshmeri shpirterore me Kosoven, kane edhe lidhshmeri te rendesishme jetike nese mund ta themi me zonen e Prizerenit ne kuptimin ekonomik ne fushen e bujqesis dhe blegtorise.Sipas nje informacioni qe kam pikerisht kjo zone ka qene hambari kryesor I Kosoves si ne fushen e prodhimeve blegtorale, drithrave, te mbjellurave qe sjellin profite dhe qe ndikojne drejte-perdrejt ne ngritjen e standartit ne zonat rurale dhe interesimin e banoreve qe te qendrojn ne zonat e veta.Mendoj qe ndryshe nga te tjeret do jemi force mbeshtetjeje per fermeret e kesaj zone.

Besoni se qytetarët do të bëjnë zgjedhje, modelin dhe partinë që janë më afër tyre dhe që ofrojnë garanci me tepër në mbajtjen e premtimeve?

Po besoj, besoj shumë është diçka që mund të arrihet me punë, dëshirë  dhe vullnet, qytetarët bëjnë gjithmonë zgjedhje, por ata nuk duhet të zhgënjehen dhe për më tepër që kjo gjë të përsëritet, me pak fjalë “Besimi Fitohet” .Por në fund të kesaj kukesianet do vleresojne te Merita thjeshtësinë, altruizmin, përkushtimin që kam dhënë dhe jap akoma për të gjithë Kukësin dhe kuksianët, pasi nëse puna bëhet me vullnet dhe pasion në fund të kësaj do kesh gezim shpirtëror më shumë sesa vlera monetare që mund të fitosh nga kjo punë, pasi e përmenda qe “Politika është aksion, jo pozicion”.   

Intervistoi: Eglantina Alliaj

loading...